Gjykata Supreme kërkon objekt me qira, po largohet nga objekti 30 milionësh

Gjykata Supreme ka njoftuar të gjithë të interesuarit së janë duke kërkuar objekt me qira.

Në njoftim, ata theksojnë se kanë nevojë për një objekt që përshin rreth 40 zyra dhe një sallë gjykimi.

Edhe pse objekti i Pallatit të Drejtësisë është një projekt shumë milionësh, përsëri po del të jetë i pamjaftueshëm për të gjitha institucionet e drejtësisë.

Instanca më e lartë e sistemit të rregullt të gjyqësorit, Gjykata Supreme është në kërkim të një hapësire mbi 1500 m² për mbarëvajtjen e punëve.

Pallati i Drejtësisë, një investim prej 30 milionë eurosh shumica e të cilave donacion i BE-së, është inauguruar në mars të vitit 2015.

“Objekti i ofruar duhet te ka sipërfaqe te shfrytëzueshme prej se paku 1500 m².” – thuhet në ftesën publike të Gjykatës Supreme.

Ky projekt, që nga inaugurimi i tij, pati mjaft ankesa, ku disa herë punëtorët janë alivanosur e kanë hyrë në grevë shkaku i mungesës së ajrit.

Punëtorët madje kanë protestuar për kushtet e punës në këtë objekt.

Në këtë objekt janë të akomoduara të gjitha instancat e sistemit gjyqësor e në gusht të këtij viti iu shtua edhe Gjykata Komerciale

Këtu mund ta gjeni njoftimin e Gjykatës Supreme.

Mungesa e ajrit në objekt, protestojnë punonjësit e Prokurorisë së Prishtinës

Vazhdojnë protestat në Pallatin e Drejtësisë për kushtet e punës në objekt