Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq: Zgjedhjet në veri të kalojnë pa incidente

Është e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të kalojnë pa incidente dhe në një atmosferë demokratike, tha Marko Gjuriq.

Kreu i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe theksoi se çdo ‘përpjekje e mundshme për të rishikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve nga institucionet e Prishtinës duhet të parandalohet’.

Ai gjithashtu vuri në dukje ‘presionin gjithnjë e më të shpeshtë të Prishtinës mbi Listën Serbe dhe neglizhencën e vullnetit zgjedhor të qytetarëve të përkatësisë etnike serbe në Kosovë’.

Zgjedhjet në veri mbahen më 19 maj, pasi më herët kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga Lista Serbe dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe./21Media