LIVE nga Mitrovica e Veriut - Betohet Erden Atiqi

12:00 Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut: Është koha që të ulemi së bashku dhe të punojmë

Nënkryetarja e sapo emëruar e Mitrovicës së Veriut, Katerina Axhançiq, ka thënë se është koha që të punohet së bashku dhe të vendoset se cilat janë prioritetet e qytetarëve.

Ajo ka folur para gazetarëve, pasi që kryetari po ashtu i sapo zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e emëroi në këtë pozitë, duke thënë se qytetarët meritojnë të kenë një jetë më të lehtë dhe më të mirë.

“Përfundimisht duhet të fillojmë të bëjmë diçka. Janë grumbulluar shumë probleme në shumë segmente, që nga ato komunale dhe të tjera. I dini të gjitha ato që kanë ndodhur edhe gjatë dimrit edhe në pranverë kështu që jemi të vendosur të kemi një ekip të mirë dhe bashkëpunim të mirë me qytetarët në mënyrë që së bashku ta bëjmë tërë atë që mund të bëhet” – ka thënë ajo.

11:38 – Vjen emërimi i parë i Erden Atiqit, emëron nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut

Katerina Axhançiq është emëruar nënkryetare e komunës së Mitrovicës së Veriut. Emërimi i saj u bë sot gjatë ceremonisë së betimit të kryetarit të ri të kësaj komune, Erden Atiq.

“Ju informoj se sot, unë në cilësinë e kryetari të komunës, e emëroj zonjën Katarina Axhançiq për nënkryetare të komunës”- ka thënë Atiq.

Katerina Axhançiq, nënkryetarja e re Mitrovicës së Veriut

11:24 – Betohet Erden Atiqi

Mitrovica e Veriut tashmë edhe zyrtarisht ka një kryetar të ri.

Erden Atiq është betuar si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Unë Erden Atiq betohem se do të kryej detyrat e mija dhe do ti ushtroj kompetenca e mija si kryetar i komunës veriore, me nder, besnikëri, në mënyrë të pa anshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë”- ka thënë ai gjatë momenti të betimit.

11:15 – Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejt betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

11:10 – Ministri Krasniqi merr pjesë në betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi po merr pjesë në ceremoninë e betimit të Erden Atiq si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Në një seancë solemne, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet që të jap betimin sot.

 

11:00 – VIDEO – Erden Atiq arrin në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i sapo zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pak minuta më parë ka hyrë në objektin e komunës aty ku pritet të betohet se kryetar i ri.

Seanca solemne është paralajmëruar për në ora 11:00.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.

10:59Policia e Kosovës për ceremoninë e betimi në Mitrovicë të Veriut: Po kryejmë detyrat si në çdo vend tjetër

Shefi i Operatives Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë së Veriut, majori Shkelzen Xhafa, ka thënë se Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në aspektin e sigurisë.

Xhafa ka thënë se nuk ka shtim të zyrtarëve policorë në terren.

Ai ka shtuar se Policia po kryen detyra si në çdo vend tjetër në territorin e Kosovës.

“Policia e Kosovës nuk ka ngritur masa të sigurisë dhe nuk ka shtim të zyrtarëve policorë në terren, jemi duke i kryer detyrat policore si në çdo vend tjetër në territorin e Kosovës. Ka zyrtarë policorë të cilët janë të fokusuar në mbarëvajtjen e komunikacionit” – ka deklaruar major Shkelzen Xhafa.

10:45FOTO – Kjo është situata në Mitrovicë të Veriut para betimit të Erden Atiq si kryetar komune

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë mbledhur tek objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në këtë objekt pritet që sot me seancë solemne të betohet kryetari i sapo zgjedhur, Erden Atiq.

Përpos kësaj, forca të shtuara policore janë parë edhe në stacionin policor në jug.

Vetura të blinduara e edhe topi i ujit është parë i parkuar në stacionin policor në jug.

10:30 – Deklarimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut para fillimit të seancës së betimit të kryetarit

Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit në Mitrovicë të Veriut para fillimit të seancës për betimin e kryetarit të Mitorvicës së Veriut është shprehur se me betimin e kryetarit gjatë ditës së sotme, do vijojnë bashkëpunimi me Kuvendin Komunal

“Jemi duke i kryer detyrat si Kuvend Komunal, sot do vijë edhe tek fuqizimi i komunës si komunë sepse qe 6 muaj kemi kalu në një fazë shumë të vështirë si Kuvend pasi komuna nuk ka qenë në funksion, por me ditën e sotme, pas zgjedhjes së kryetarit bashkëpunimi i Kuvendit dhe Kryetarit do jenë në shërbim të qytetarëve. Ne mbledhjet e radhës do kryejmë edhe vendimet që do jenë shumë interesant”- u shpreh Uglanin.

Sipas tij, nga data 31 maj do protokollimi do bëhet me vulë të komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Është shumë interesant se vula ende protokollohet në zyrë administrative, derisa prej datës 31, protokolimin do jetë më vulë të Mitrovicës veriore”- shtoi tutje ai.

Uglanin tutje shtoi se nënkryetarja do jetë nga komuniteti serb

“13 asamblistë janë të pranishëm, kemi kuorum për ti kryer obligimet. Sot do zgjidhet edhe nënkryetarja që do jetë nga komuniteti serb”- shtoi tutje ai.

Kurse, për vendosjen e flamurit të Kosovës, ai theksoi se do vendos kryetari bashkë me Kuvendin.

Kryetarët e rinj, të gjithë nga partitë shqiptare, janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura në prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprakë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

10:03Betimi i Atiqit, KFOR: Sigurinë në veri do ta bëjë Policia e Kosovës

Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe situatës në përgjithësi, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, KFOR-i ka thënë se vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës” – thuhet tutje

Po ashtu është thënë se misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë

10:03Betimi i Atiqit, KFOR: Sigurinë në veri do ta bëjë Policia e Kosovës

Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe situatës në përgjithësi, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, KFOR-i ka thënë se vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës” – thuhet tutje

Po ashtu është thënë se misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

09:09Sot pritet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq

Në një seancë solemne, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet që të jap betimin sot.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.

Përgatitjet për seancën kanë filluar tash e disa ditë, përderisa dje gjatë ditës zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku tha për KALLXO.com se seanca e sotme do të mbahet me vetëm një pikë rendi të ditës, betimin e kryetarit.