Ilustrim

Gjuajtje me armë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka raportuar se një qytetar ka raportuar gjuajtje me armë në një dasmë në Skenderaj.

“Njësit relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në trotuar kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja ne Cal. 9 mm (të armës me gaz)”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raport thuhet se Policia e ka kontrolluar oborrin e dasmorit.

“Njësiti policor duke kontrolluar përreth lokacionit kanë gjetur armën e dyshimtë në një vend me bërllok, në një qese plastike e mbushur me mbeturina. Revolja me Gass – BLOËTR-92 e Cal: 9 mm, 15-13-11090 është konfiskuar nga policia”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe kanë arritur të gjejnë revolen, Policia thotë se nuk kanë të dyshuar dhe se rasti është nën hetime.