“Festo me zemër jo me armë”, Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese në Prizren për festat e fundvitit

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me rastin e festave të fundvitit, është duke zhvilluar një fushatë vetëdijësuese me moton “Festo me zemër, jo me armë”.

Sipas një komunikate për media, gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postierë të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton “Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)”.

Drejtoria Policisë në Prizren ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Policia e Kosovës thotë se po punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.