Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia arreston 5 persona për gjuajte me armë në ahengje e dasma

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 5 persona, në pjesë të ndryshme të Kosovës për shkak të gjuajtjes me armë.

Të gjitha këto raste të shkrepjes me armë kanë ndodhur në ahengje familjare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, i cili dyshohet se gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar. Të dyshuarit iu është konfiskuar një revole dhe shtatë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në qytetin e Ferizajt, Policia ka arrestuar një person për të njëjtën arsye. Të dyshuarit iu është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe dy copë fishekë.

Rasti tjetër i gjuajtjes me armë gjatë ahengut ka ndodhur edhe në qytetin e Istogut. Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri rreth orës 23:00. Gjatë arrestimit të të dyshuarit, Policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz.

Edhe në qytetin e Obiliqit raportohet se ka është arrestuar një person për të njëjtin veprim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.