Foto: Ilustrim

Shtime, gjuan me armë në ahengun familjarë arrestohet nga Policia

Policia e ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Sipas PK-së, i dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me pistoletë disa herë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Pistoleta me gaz është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.