Gjykimi Nik Shales - Gjakove
Gjashtë muaj burgim me kusht për vjedhje të pyllit
Në Gjykatën e Gjakovës u mbajt shqyrtimi fillestar kundër të akuzuarit Nik Shala.
I akuzuari Nik Shala pronoj fajësisë për veprën që i ngarkohet,dhe shton se është penduar për këtë vepër.
Prokuroria pretendon se i akuzuari ka kryer veprën penale të vjedhjes së pyllit në vazhdimësi.
Paraprakisht gjyqtari Mentor Bajraktari, e njoftoj të akuzuarin se pranimi i fajësisë merret si rrethanë lehtësuese.
Prokurori Ismet Tofaj nuk e kundërshtoj pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke thënë që i njëjti mbështetet në provat e paraqitura në aktakuzë.
Pasi që gjykata e aprovoj pranimin e fajësisë, shpalli aktgjykimin.
Nik Shala për veprën penale të vjedhjes së pyllit në vazhdimësi, u dënua me dënim me kusht prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda 1 viti nuk do të kryej vepër tjetër penale.
Poashtu gjykata e detyroj të njëjtin ti paguaj edhe shpenzimet procedurale në shumë prej 70 euro.
Sipas aktakzës së Prokurorisë, në Korrik të vitit 2017, në Pyllin Publik-Rajoni Ekonomiko Pyjor “Pashtriku”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me motosharrë ka prerë ilegalisht dru të llojit “ahu”.
Këto drunj kanë qenë të gjatësisë 4 metra, të tarshësisë 9 cm e në vëllim të përgjithshëm prej 2.31 m3- thuhet në aktakuzë.
Me këto veprime, në aktakuzë thuhet se të dëmtuares Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari dhe zhvillim rural-Njësia Pyjore Gjakovë,i ka shkaktuar dëm në shumë prej 441.78 euro.
Andaj dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së pyllit në vazhdimësi.