FOTO ILUSTRIM

Gjakovarit i konfiskohen 17 thika luftarake

Një burrë nga Gjakova është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Musa Zajmi’. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, tri pistoleta, 17 thika luftarake, katër boksa hekuri, një shufër dhe një sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.