Gazmend Muhaxheri Paralajmëron Prishjen e Koalicionit me PDK-në

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka paralajmëruar sot prishjen e koalicionit në nivel lokal me PDK-në pasi në seancën e jashtëzakonshme nuk i kaloi pika e rendit të ditës për rishikimin e buxhetit.

Ministria e Financave ka kërkuar nga komuna e Pejës që t’i ridestinojë disa fonde të projekteve komunale, por gjatë debatit në asamble kjo pikë mori shumë kritika nga asamblistët, përfshirë edhe nga ata të PDK-së me të cilët LDK e Gazmend Muhaxherit është në koalicion që nga viti 2013.

Në favor të propozimit votuan 14 asamblistë, 15 ishin kundër ndërsa dy abstenuan.

“Për juve të PDK-së që s’keni votu qetash po ju kallxoj që mo në qeveri skeni çka me lyp”, tha Muhaxheri dukshëm i nervozuar me rezultatin e votimit.