Shkëlqim Hyseni | Foto: KALLXO.com
Gazetarët Dekurajohen nga Sulmet e Pandriçuara ndaj Tyre
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Shkëlqim Hysenaj, në intervitën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka thënë se mosndëshkueshmëria e kërcënuesve dhe atyre që i sulmojnë gazetarët është një motivim për kryerësit e këtyre veprave dhe një dekurajim për gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre.
Ai ka treguar se vetëm nga janari i këtij viti sipas të dhënave të AGK-së ka pasur 21 raste të kërcënimeve dhe të sulmeve ndaj gazetarëve.
Ai ka thënë se Kosova në aspektin e sigurisë së gazetarëve ka shënuar regres në dy vjetët e fundit.
Hysenaj ka deklaruar se zvarritja e hetimeve dhe gjykimeve po e bën ambientin për ushtrimin e profesionit të gazetarit edhe më të pasigurt dhe dekurajues.
Ai ka kërkuar nga institucionet e hetuesisë dhe gjyqësori që të merren më seriozisht me rastet e kërcënimeve dhe të sulmeve ndaj gazetarëve.
Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” as gazetarët nga komunitete tjera nuk janë të sigurt në ushtrimin e profesionit të tyre.
Budimir Niçiq, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve nga komuniteti serb, ka deklaruar se asnjë rast i vrasjeve të gazetarëve nuk është zbardhur nga ana e policisë dhe prokurorisë.
Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të premten, prokurori i caktuar për hetimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve Besim Kelmendi tha se i vjen keq kur këto raste nuk ndriçohen.
http://kallxo.com/kelmendi-ndihemi-keq-per-rastet-e-pazbardhura-te-gazetareve/
Në emision u shfaq edhe rrëfimi i Vehbi Kajtazit dhe Behar Mustafës për sulmet ndaj tyre.
http://kallxo.com/rrefimet-e-gazetareve-qe-u-sulmuan-ne-pike-te-dites/
Dje një aktakuzë u ngrit për kërcënimin e një gazetari të KTV-së, ndërsa një gazetare e këtij mediumi u ankua se ka marrë mesazhe kërcënuese pasi deputetja e Xhevahire Izmaku në Facebook e quajti joprofesioniste.
http://kallxo.com/aktakuze-e-prokurorise-per-kercenimin-jete-te-gazetarit/
http://kallxo.com/agk-kerkon-qe-politikanet-te-mos-nderhyjne-ne-punen-e-gazetareve/