Gazeta ‘The Guardian’ përshkruan fitoren ‘kosovare’ të Zvicrës

Gazeta britanike “The Guardian” fokus të veçantë i kanë dhënë mënyrës se si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri i festuan golat sonte në Kaliningrad të Rusisë, në fiten ndaj Serbisë në kuadër të kupës së botës në futboll.

“Nga të gjithë lojtarët, u desh të jenë ata. Papritmas, në minutën e fundit, Xherdan Shaqiri ishte duke vrapuar drejt golit, serbët po e ndiqnin por nuk ishin në gjendje ta kapnin para se ai ta rrëshqiste topin nën portierin Vladimir Stojkoviq. Ishte goli që e mundi Serbinë dhe e vuri Zvicrën në një pozitë të fuqishme për të avancuar në rundin tjetër, por kjo ishte më shumë se kaq. Derisa u kthye dhe po bërtiste, ai hoqi fanelën, tregoi muskujt dhe bëri me duar shqiponjën në nderim të Shqipërisë. Krah tij, Granit Xhaha e bëri të njëjtën, për herë të dytë.

Xhaka shënoi golin e barazimit, ndërsa tani Shaqiri golin fitues. Dy kosovarë, dy shënues, në një stadium ku rusët dhe serbët u bënë bashkë për ta mbështetur një ekip të cilin ata nuk e shohim thjesht si kundërshtar. Një ekip i cili dukej më superior në pjesën e parë, por u kthyen në pjesën e dytë dhe e mundën në fund”, shkruan The Guardian.

Me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, kombëtarja e Zvicrës e ka mundur Serbinë në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit botëror në futboll qëpo mbahet në Rusi.

Fitorja e Zvicrës erdhi pas një epërsie të hershme të Serbisë, që në minutën e gjashtë.

Në pjesën e dytë, Zvicra u kthye në lojë përmes një supergoli të Granit Xhakës në minutën 52 ndërsa në fund të ndeshjes, në minutën 90 Shaqiri me një lëvizje të mirë e mposhti portierin serb.