
Historia e futbollistëve me prejardhje shqiptare te kombëtarja e Zvicrës
Sot në ora 18:00, kombëtarja e Kosovës në futboll do të ndeshjet me kombëtaren e Zvicrës për herë të parë në histori.
Për shumë kë, kjo ndeshje po quhet më shumë se miqësore, për shkak se në kombëtaren e Zvicrës, tradicionalisht që pothuajse dy dekada kanë luajtur futbollistë me prejardhje shqiptare.
Futbollisti i parë me prejardhje shqiptare që ishte bërë pjesë e kombëtares zvicerane, ka qenë Milaim Rama.
Milaim Rama ka bërë 7 paraqitje për kombëtaren zvicerane dhe ndeshjen e parë e kishte pasur në vitin 2003.
Lojtari i dytë që ishte bërë pjesë e helvetikëve ka qenë Valon Behrami, i cili tani është i pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.
Ai ka bërë më shumë se 80 paraqitje për Zvicrën.
Në pothuajse të njëjtën kohë me Behramin, pjesë e kombëtares ishte bërë edhe Blerim Xhemajli, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Në atë kohë pjesë e kombëtares zvicerane kishte qenë edhe sulmuesi Albert Bunjaku.
Bunjaku nuk ka asnjë gol të shënuar për kombëtaren zvicerane, por në 6 paraqitje për Kosovën ka shënuar 3 gola.
Por dy nga emrat më të njohur në kombëtaren zvicerane që kanë prejardhje nga Kosova janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, madje ky i fundit është edhe kapiten i kombëtares zvicerane.
Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka kishte zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë.
Edhe sot kur Zvicra do të përballet kundër Kosovës, në mesin e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje janë të pranishëm tre futbollistë me prejardhje shqiptare. Në listë janë emrat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Andi Zeqirit.
Andi Zeqiri është futbollisti më i ri, me prejardhje shqiptare që kishte zgjedhur ta përfaqësonte Zvicrën dhe jo Kosovën.
Rasti i tij është i ndryshëm me futbollistët paraprak. Kjo për shkak se karriera profesionale e Zeqiri ka nisur pasi Kosova është bërë anëtare me të drejta të plotë në UEFA e FIFA.
Po ashtu, Andi Zeqiri kishte qenë shumë të bëhej pjesë e kombëtares së Kosovës, por në fund gjithçka kishte ndryshuar, pa asnjë shpjegim.
Kreytari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në 2020 kishte deklaruar se Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën.
Por disa muaj më vonë, emri i sulmuesit me prejardhje shqiptare figuronte në listën e futbollistëve të ftuar nga ish-trajnerit i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Deri më tani, Andi Zeqiri ka zhvilluar gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Zvicrës.
Andi Zeqiri luan për Augsburgun në Ligën Gjermane të Futbollit. Deri më tash ka zhvilluar 18 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj kishte qenë pjesë e Helvetikëve dhe ka një paraqitje për Zvicrën, por në vitin 2019, kishte zgjedhur ta përfaqësonte Kosovën.