E përditshmja zvicrane, Blick: A po i provokon Xhaka edhe një herë politikisht serbët

Pas fitores spektakolare ndaj Serbisë, sjellja e Granit Xhakës jep të paktën aq material për polemika sa edhe edhe vetë kualifikimet e 16-të më të mirëve.

Kur vuloset fitorja dhe futet në fazën eliminatore, kombëtarja feston. Aty diku është edhe Xhaka, kapiteni dhe lideri, i cili shfaq anën e tij të fortë. Xhaka është aty që të kujdeset që Zvicra ta rifitojë stabilitetin e saj të zakonshëm pas një pjese të parë konfuze pas gjysëm pjesës së parë.

Në fund, Xhaka nisi festën e tij përballë tifozëve zviceranë, duke veshur fanellën me numrin 26 të bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari.

Menjëherë pas kësaj, interpretimet e para shfaqen në internet. Veprimi i Xhakës interpretohet si aludim për heroin popullor kosovar Adem Jashari dhe si provokim politik. Jashari ishte bashkëthemelues i organizatës UÇK dhe një nga protagonistët në luftën e Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës mban emrin e Adem Jasharit.

Familja e Xhakës ka një histori të veten. Babai i Granit Xhakës, Ragipi, u arrestua gjatë një demonstrate në atë që dikur njihej si Jugosllavinë vitet 1980. Arsyeja: rebelim kundër shtetit. Ai burgoset dhe torturohet çdo ditë për gjashtë muaj rresht. Kur lirohet, arratiset në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992.

A do ta përsëritet historia dhe ngjarjet e vitit 2018 me kapitenin e Kombëtares në Katar? Brohoritjet dhe gjestikulimet e shqiponjës dykrenore nga ai dhe Shaqiri si pasojë e provokimeve serbe çuan në një aferë shtetërore në Rusi pas përballjes kundër Serbisë. Dhe për faktin se kombëtarja humbi fokusin në turne. A mund të ketë sërish telashe?

Xhaka: Nuk ka motive të fshehta politike

I pyetur për veprimin e tij, Xhaka thotë: “Nuk ka fare mendim politik prapa fanellës. Ardoni është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij, unë isha pothuajse aq larg sa ai. Dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I kam premtuar se nëse shënoj gol ose fitojmë, do t’a vesh fanellën e tij”.

Loja duket e qetë për një kohë të gjatë për kapitenin e kombëtares. Pas një ore të mirë, emocionet rriten për herë të parë. Aty para pankinës serbe ka një grumbull lojtarësh. I pranishëm është edhe Xhaka, i cili i kapë testiset e tij. Një provokim i panevojshëm. Mirëpo, edhe zviceranët janë të provokuar. Gjatë pjesës së dytë, spikerja e stadiumit u bëri thirrje tifozëve serbë që të përmbahen nga thirrjet fyese.Gjakrat nxehen përsëri në fushë në kohën shtesë, kur Xhaka dhe kundërshtari i tij Milenkoviq u përplasën kokë më kokë pas një zënke të vogël. Kapiteni i kombëtares shpëton me një vrejtje nga referi. Shkurt më pas, duket se gjithçka ka mbaruar. Zvicra është në fazën e 16-të, lojtarët brohorasin. Edhe Xhaka – me fanellën e tij  shkakton polemika. Nëse veprimet e tij do të kenë pasoja, mbetet për t’u parë. Deri më tani, Komisioni Disiplinor i FIFA-s nuk ka reaguar./Blick.ch

Përgatiti: Nuhi Shala