Xhaka shënon gol në Serbi kundër Bjellorusisë

Futbollisti kosovar Granit Xhaka ka shënuar gol në ndeshjen mes Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në Serbi, me Bjellorusinë që ndeshjen si vendase e ka luajtur në vendin fqinjë.

Granit Xhaka ka shënuar njërin nga 5 gola e Zvicrës në këtë ndeshje.

Kosova është në të njëjtin grup me Zvicrën, Bjellorusinë, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.