Njoftimi për garën Stretball në Kamenicë, Foto: Facebook/Qëndron Kastrati

Garë Streetball-i këtë fundjavë në Kamenicë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se të rinjët e Kamenicës kanë organizuar garë të Streetball-it gjatë këtij vikendi, më 7 dhe 8 korrik, në shesh të qytetit, pranë objektit të komunës së vjetër.

“Gjithashtu në këtë organizim do të jetë edhe gara individuale për trepikësh ku mund të marrë pjesë secili që mendon se është i saktë në gjuajtje nga trepikëshi. Besoj që do të jetë organizim shumë i veçantë dhe shumë atraktiv për qytetin tonë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

I pari i Kamenicës ka njoftuar se edhe ai do ta ketë ekipin e tij në këtë garë duke i ftuar të gjithë që të regjistrohen si pjesëmarrës me ekipet e tyre.

Po ashtu ai ka thënë se pjesëmarrës do të jenë së paku një ekip nga komuniteti serb, një nga komuniteti rom dhe një nga ushtarët e KFOR-it.