Më Ftohtë të Dielën

Sot është e shtunë, dita e parë e fundjavës, e meteorologët thonë se para nesh do të gjendet një ditë me mot pjesërsht të vranët, por me temperatura ca mbi mesataren për këtë periodë të vitit.

Ato do të lëvizin në mes 8 e 21 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës gjendja do të ndryshojë, do të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie të dukshme, ato do të sillen në mes 4 e 12 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

E sa i përket javës së ardhshme edhe pse ajo sjell pranverën, moti dhe temperaturat nuk pritet të jenë aq pranverore.

Pritet të ketë vranësira, reshje shiu, por edhe reshje bore, kurse temperaturat e mëngjesit do të sillen rreth minus 3 gradë Celsius, kurse mkasimalja ditore do të arrijë deri në 7 gradë Celsius./21Media