Foto: Vetura zyrtare e parkuar në trotuar

Një veturë zyrtare është parë e parkuar gabimisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet vetura e parkuar në trotuar.

Në fotografi shihen se targat e veturës janë “3Z- 008-22”, por nuk dihet se cilit institucion i takon kjo veturë.

Mënyra se si është parkuar kjo veturë zyrtare u ka shkaktuar probleme qytetarëve dhe ka penguar qarkullimin e lirë të tyre.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e veturës zyrtare, e cila është parkuar gabimisht.