FOTO: Vazhdon bastisja masive në lagjen 'Kalabria'

Policia Speciale e Kosovës është duke e vazhduar operacionin në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit.

Sipas burimeve të KALLXO.com, forcat e Policisë janë duke kërkuar edhe dy persona.

Këto burime thonë se të dyshuarit nuk janë shqiptarë.

Operacioni po zhvillohet te objektet e njohura si banesat e “Lesnës”.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga ky operacion.

Ai ka thënë se po kontrollohet çdo banesë në këtë lagje.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.

https://kallxo.com/video-policia-speciale-operacion-ne-prishtine-per-kapjen-e-te-kerkuarve-nga-interpol-i/

Kallxo.com