Pamje - Arrestime për fajde, detyrim dhe dëmtim prone në Prizren

Prokuroria e Prizrenit është duke zhvilluar një aksion, nga i cili ka arrestime për fajde, detyrim dhe dëmtim prone në këtë qytet.

Në një komunikim me Prokurorinë e Prizrenit, prokurori Petrit Kryeziu, i cili është duke e drejtuar këtë aksion ka konfirmuar se ky është operacion i radhës kundër fajdeve në këtë qytet.

KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive të këtij operacioni.

 

 

Ditë më parë #KallxoPernime transmetoi emisionin për arrestimin e të dyshuarve për fajde në Prizren.

Siç raportoi#KallxoPernime, një hetim i cili kishte nisur gjashtë muaj më parë kishte përfunduar me pesë të arrestuar në rajonin e Prizrenit nën dyshimin se të njëjtit merreshin me fajde.

Tetë lokacione ishin bastisur, ishin zhvilluar disa takime mes të dyshuarve dhe viktimës, janë konfiskuar një mori dokumentesh, vetura e armë në aksionin e Policisë së Kosovës të udhëhequr nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Më 22 dhjetor ekipe të shumta policore ishin vendosur në Drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren. Të njëjtit prisnin urdhrin të ndërhynin e të arrestonin disa persona të cilët dyshoheshin se jepnin fajde ndërsa kamata ishte e lartë.

Si u zbulua rrjeti i fajdexhinjve në Prizren?