QKUK, pacientes i hiqet me sukses tumori që ia kishte verbuar syrin

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i është hequr me sukses tumori që kishte verbuar syrin.

Sipas QKUK-së, pacientes K.R. (1964 ), i ishte verbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori pacientes  i kishte verbuar syrin e djathtë.

Pas përgatitjes pre-operatore, më datë 21 nëntor, pacientja operohet në Klinikën e Neurokirurgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë tumor i regjionit ballor të bazës së trurit që është një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik.

“Operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi. Pacientja post- operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar  dhe është pa mbetje tumorale. Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasi që e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte  verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari. Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë”, thuhet në njoftim.

Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazës së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale.

Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro./RTK