Video: Policia konfiskon autoblinda në Shkodër

Policia e Shtetit ka shfaqur filmimet nga aksioni i njësive special në Shkodër ku është goditur rrjeti kriminal i cili lëvizte me vetura të blinduara.

Në video materialet e publikuara pak më parë shihen njësitë special në ndërhyrje e poashtu mjetet e blinduara të konfiskuara nga policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia e Shqipërisë, ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe një person është në kërkim, gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ në Shkodër.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

“Operacioni ka nisur në orën 2:30 të mëngjesit, grupi hetimor ka gjurmuar, vëzhguar të dyshuarit në teren për goditjen e tyre. Forcat policore kanë ushtruar kontroll në rreth 20 banesa të personave të dyshuar dhe disa lokale qe dyshohen se shfrytëzoheshin për aktivitet anëtaret e grupeve kriminale”, thuhet komunikatën e Policisë së Shtetit.

“Gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona, një është në kërkim. Të arrestuar janë I. R.22 vjeç nga Shkodra, E. P. 22 vjeç nga Shkodra, A. B.i 29 vjeç nga Shkodra, E. B.36 nga Shkodra, gjithashtu janë sekuestruar armë e municione, mjete të blinduar që rezultuan me dokumentacion të rregullte dhe të tjera të paligjshme, konkretisht janë sekuestruar tre armë zjarri, dy kallashnikov, një pistolete, gjashte mjete të blinduara, një armë e ftoftë, 10.500 euro, tre makina të lojërave të fatit, njësi kompjuterike, CD, USB etj. Telefona celular, dy veshje anti-plumb”, njofton Policia e Shqipërisë.

Në operacion morën pjesë Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduralë me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.