(FOTO) Fisnik Ismaili shqyen certifikatën e veteranit

Deputeti i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Fisnik Ismaili e ka shqyer certifikatën e veteranit të luftës së UÇK-së.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook duke e shpërndarë edhe fotografinë e certifikatës në dy copa.

Ismaili thotë se po e mbanë premtimin që e kishte dhënë se nëse del vec një veteran i rrejshëm, atëherë do të heq dorë nga statusi i veteranit..

“Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai thotë se veteranët e vërtetë s’kanë cfarë të kërkojnë në mes të veteranëve të rrejshëm.

“Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s’kemi çka lypim aty. Luftën s’e kemi bë as për mirënjohje, as për qertifikata, as për me fitue pare në emën të saj”, ka shkruar tutje Ismaili.

Fisnik Ismailis shqyen certifikaten e veteranit te luftes