Filmi ‘Ajo’ i More Raçës në festivalin ‘Florida Film Festival’

Filmi “Ajo” i regjisores More Raça është përzgjedhur për të marrë pjesë  festivalin “Florida Film Festival”, i cili  do të mbahet nga 12 deri më 21 prill 2019 në Maitland të Floridës në SHBA.

Festivali i Filmit të Floridës konsiderohet si një nga 50 festivalet më të mira të Botë, atyre si: Sundance, Toronto, Cannes, Berlin dhe SXSW.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça flet për dhunën në familje dhe guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora.

Filmi “Ajo” është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raça, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.