Foto: Facebook/More Raça

Filmi ‘Galaktika e Andromedës’ fiton çmimin kryesor në festivalin e Otrantos

Filmi “Galaktika e Andromedës” i regjisores More Raça ka fituar Çmimin “Filmit më të mirë” në “Otranto Film Festival”.

Lajmi për triumfin e filmt “Galaktika e Andromedës” është bërë publik nga vetë regjisorja e filmit Raça.

“’Andromeda Galaxy’ fiton çmimin e filmit më të mirë në Otranto Film Festival. Ky është një film për një prind që nuk gjen punë në Kosovë. Për shkak të mungesës së zgjidhjes, vendos të largohet nga vendi i tij ilegalisht. Korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë bërë jetën të mjerueshme për njerëzit e rëndomtë, të cilët kur përballen me të fortit (të korruptuarit) gjithmonë mposhten dhe duhet të largohen ose t ‘ i dorëzohen një jete në mjerim”, ka shkruar Raça në Facebook.

Edicioni i 12-të i ” Otranto Film Festival” që u mbyll vikendin me shkuar është mbajtur në formatin hibrid, me moton “Performancat dhe performuesit/Lidhja me botën”.

Në film luajnë: Sunaj Raça, Juli Emiri, Elda Jashari, Avni Dalipi, dhe Don Raça.