‘Galaktika e Andromedës’ merr çmim në Festivalin e Filmit në San Sebastian

Filmi “Galaktika e Andromedës” me regji të More Raçës ka marrë çmimin ‘Glocal in Progress’, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës.

Filmi “Galaktika e Andromedës” garoi në programit, “Glocal in progress’ të këtij festivali i cili është hapur më 20 shtator 2019 dhe mbyllet më 28 të këtij muaji.

Këtë çmim ky film e mori një ditë më parë në kuadër të edicionit të 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian (San Sebastián International Film Festival).

Lajmi për triumfin e filmit kosovar në Festivalin e San Sebastianit është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimin në Facebook.

“Filmi debutues i More Raçës i cili u prezantua sot në Festivalin Ndërkombëtar të San Sebastian-it në Spanjë fitoi çmimin e Glocal in Progress”, thuhet në njoftimin e QKK-së.