Dokumentari i More Raçës mbështetet nga Festivali ‘goEast’ në Wiesbaden

Regjisorja More Raça ka marrë një mbështetje në vlerë prej 3500 eurove për zhvillimin e filmit të saj dokumentar “Shtëpia është aty ku janë filmat” (Home is where the films are) nga festivali “goEast”. 

Dokumentari në zhvillim i Raçës është prezantuar në edicionin e 20-të të Festivalin e Filmit të Europës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë dhe është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”.  

“Ndihem e kënaqur me lajmin se dokumentari im i ardhshëm ‘Shtëpia është aty ku janë filmat’ fitoi grantin për hulumtim ‘Renovabis Research Grant, një dokumentar që trajton çështjet e të drejtave të njeriut në vlerë prej 3.500 euro dhe një program mentor një vjeçar”, ka shkruar regjisorja More Raça. 

Edicioni i 20-të i festivalit goEast” është mbajtur nga 5 deri më 11 maj 2020 në Wiesbaden të Gjermanisë. 

Filmi “In Between” i Samir Karahodes dhe “Zana” i Antoneta Kastratit janë shpërblyer me çmimet të kryesore të këtij festivali.