Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Fillon të Tërhiqet Vala e të Ftohtit

Vala e ajrit të ftohtë e përcjellë me reshje bore tashmë ka filluar të tërhiqet nga rajoni ynë, kështu sot pritet të ketë mot pjesërisht të vranët me temperatura që do të lëvizin në mes 2 e 8 gradë Celsius.

Nesër pritet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat nuk pritet të shënojnë ndryshime të qenësishme, ato do të sillën në mes 0 e 9 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

E, sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin mot me vranësira të cilat herë pas here mund të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 0 e 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditore do të sillet rreth 12 gradë Celsius./21Media