Lojtar i Kombëtares së Kosovës - Foto: FFK

FFK tregon kohën dhe vendin e shitjes së biletave për ndeshjen Kosova- Malta

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Malta, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të fillojë të hënën, më 8 tetor prej orës 17.00.

Sipas FFK-së, shitja e biletave do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO.

Çmimet e biletave janë si vijon:

2 euro Veri/Jug, 3 euro Lindje, 5 euro Perëndim, 10 euro Perëndim (pjesa qendrore).

Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar se kush mund të blejë bileta dhe sa bileta mund të blejë një person:

– Një person mund të blejë vetëm 5 bileta.

– Për çdo fëmijë nevojitet bileta

– Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejt të qëndrojë në shkallë të stadiumit.

Ndërsa, këto janë pikat e shitjes: