Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fëmija Plagos Veten me Armë

Policia njofton se një fëmijë i gjinisë femërore është vetëplagosur me armë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë fëmija aksidentalisht ka shkrepur armën dhe është vetëplagosur.

Fëmija është dërguar për tretman mjekësor ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.