Ilustrim

Suharekë, vetëplagoset një person me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Suharekë, dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vetëplagosur.

I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Policia thotë se lidhur me rastin, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore. Në këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë.

Rasti është në procedurë hetimore.