Gjakovë, një person plagoset me armë zjarri, dyshohet se plagosi veten

Një person dyshohet se ka plagosur veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë sot rreth orës 13:00.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Sipas tij, Policia nga ana e emergjencës së qytetit është informuar për vetëplagosjen e një personi.

“Me te arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartëcekur në rrugën e lartëcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë”, ka shtuar ai.

Xhurkaj ka shtuar se nga ana e mjekëve të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.  I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë.

Për këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti – mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe – përdorim i armës, dhe se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.