Ilustrim

Vetëplagoset një person në Podujevë

Një burrë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dje në Podujevë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku edhe vazhdon trajtimi i tij.

Njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë, ka njoftuar PK.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.