Fejzulla Hasani: Vjetërsimi i Lëndëve Nuk Arsyetohet

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, tha sot se vjetërsimi i lëndëve në gjykata nuk mund të arsyetohet.

Vjetërsimi i lëndëve është një nga pikat më të dobëta të evidentuara në raportin e BIRN dhe Internews Kosova për vitin 2015.

Hasani ka pranuar gjetjet e raportit dhe ka premtuar se do të angazhohet për t’i adresuar mangësitë.

“Kurrë gjyqtari nuk mund të arsyetoet se ka numër shumë të madh të lëndëve për parashkrim të tyre”, tha Hasani gjatë prezantimit të raportit.

Ai pranoi edhe gjetjen tjetër të raportit për dënime me kritere të ndryshme të shqiptuara nga gjykatësit.

“Dënimet për armëmbajtje janë të ulëta dhe te dënimet kemi shpërputhje ekstreme që duhet t’i harmonizojmë”, tha Fejzulla Hasani.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë konferencë e cila mund të shikohet në linkun e mëposhtëm.