Ndarja e kufijve sipas marrëveshjes së demarkacionit është ende e paqartë për publikun | Foto: përpunim mbi Google Maps

Ekspertët Sfidojnë Demarkacionin Afër Kufirit

Debati i paralajmëruar për më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, pritet t’i ballafaqojë ata që janë për dhe kundër Marrëveshjes së 25 gushtit 2015.

Nismëtari i kësaj ideje, Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së, ka postuar disa foto në rrjetin social ‘Facebook’ me ekipin kundërshtues.

Mes tyre është edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

I pyetur nga KALLXO.com ai tha se strategjia nuk është duke u bërë për gazetarë dhe shtoi se është duke u përgatitur “ballafaqimi me fakte.”

Veç Bulliqit e Hasanit atje janë edhe Përparim Ahmeti e Florim Isufi. Pjesë e këtij grupi, ndonëse jo prezent në Rugovë, do të jetë edhe profesori Zejnullah Gruda.

Debati për demarkacion do të mbahet të mërkurën ne orën 10:00 në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi bashkë me atë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe u kundërshtua në Kuvend nga partitë opozitare që nga sezoni vjeshtor i vitit të kaluar.

Për ta penguar ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, deputetët përdoren edhe gaz lotsjellës në Kuvend dhe organizuan protesta masive në rrugët e kryeqytetit.

Pardje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në “Facebook” u sugjeroi kundërshtarëve të Marrëveshjes për Demarkacionin që të kontrollohen te mjeku.

http://kallxo.com/kundershtaret-e-demarkacionit-te-kontrollohen-te-mjeku/

Ndërsa, partitë opozitare në një prononcim për KALLXO.com thanë se nga diskutimi i 3 gushtit presin se do të binden deputetët e pozitës se Marrëveshja e cenon integritetin territorial të Kosovës. Po ashtu, ata vlerësojnë se Qeveria nuk do t’i marrë parasysh faktet që do të ofrohen aty.

http://kallxo.com/takimi-3-gushtit-formal/

Kuvendi i Kosovës ka caktuar datën 3 gusht që të mbajë një diskutim për marrëveshjen e demarkacionit, pas kërkesës së nënshkruar nga disa deputetë, duke shënuar pothuajse një vit nga nënshkrimi i saj më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë.

http://kallxo.com/debati-ne-kuvend-per-demarkacionin-3-gusht/