Egzon Haliti: Nuk Pranova Vizitën e Dardan Molliqajt e Visar Ymerit

Egzon Haliti, njëri nga aktivistët e akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, në një intervistë për KALLXO.com ka folur në lidhje me vizitat që i ka pasur në burg nga aktivistë e zyrtarë të Vetëvendosjes.

Ai e ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk e ka propozuar që ta ketë për vizitor ish-kryetarin e partisë, Visar Ymeri.

“S’ka qenë në listë, për shkak të problemeve të fundit dhe bindjeve politike që kohëve të fundit kanë ndërruar. Nuk e shohim njëjtë Lëvizjen dhe punën në Lëvizje qysh e kemi pa më herët dhe për bindjet e mia nuk e kam pa të arsyeshme për ta ftuar në vizitë, e as Molliqajn”, tha Haliti për KALLXO.com.

Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi kanë qenë së bashku në një dhomë me Frashër Krasniqin, që kishte dhënë dorëheqje nga burgu.

Egzon Haliti ka treguar për KALLXO.com se njëri prej deputetëve që e ka vizituar në burg ka qenë Sami Kurteshi.