Pamje pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Sot jepet verdikti për të akuzuarit për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016

Në departamentin special të gjykatës së Prishtinës sot pritet të merret vendimi për të pandehurit që akuzohen për sulm në kuvendin të Kosovës, sulmi kishte ndodhur në gusht të vitit 2016.

Për këtë rast të akuzuar janë ish-aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi. Të njëjtit nga prokuroria speciale akuzohen për sulm terrorist.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga gjykata e shkalles së dytë(Gjykata e Apelit). Rigjykimi nda tashmë të akuzurve kishte filluar  në mars të vitit 2020.

Gjykata e shkallës së parë me 27 nëntor të vitit 2017 kishte marrë aktgjykim dënues kundër të pandehurve Atdhe Arifit, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Gjykata kishte dënuar Atdhe Arifin me 6 vjet dënim me burgim. Frashër Krasniqin e kishte dënuar me 8 vjet dënim me burgim, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë burg dhe Adea Batushën me 2 vjet dënim me burgim.

Arifi, Krasniqi, Haliti dhe Batusha po akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta.

Aktivistët e VV-së Shpallen Fajtorë për Sulmin në Kuvend

Detajet e Aktakuzës 13 Faqëshe për Sulmin në Kuvend