Momenti pas lirimit nga aktakuza i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Gjykata vendosi për të akuzuarit për sulm terrorist ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë liruar nga Gjykata Themelore nga akuzat për sum terrorist në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas gjykatës të njëjtit janë liruar nga akuza pasi që nuk është arritur të provohet se të njëjtit kanë kryer veprën për të cilën akuzohen edhe pas mbajtjes së 13 seancave gjyqësore dhe dëgjimit të dhjetëra dëshmitarëve.

Të njëjtit nga prokuroria speciale akuzohen për sulm terrorist.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga gjykata e shkalles së dytë(Gjykata e Apelit). Rigjykimi nda tashmë të akuzurve kishte filluar  në mars të vitit 2020.

Gjykata e shkallës së parë me 27 nëntor të vitit 2017 kishte marrë aktgjykim dënues kundër të pandehurve Atdhe Arifit, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Gjykata kishte dënuar Atdhe Arifin me 6 vjet dënim me burgim. Frashër Krasniqin e kishte dënuar me 8 vjet dënim me burgim, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë burg dhe Adea Batushën me 2 vjet dënim me burgim.

Arifi, Krasniqi, Haliti dhe Batusha po akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast – LINK