Azem Syla te Pallati i Drejtësisë | Foto: KALLXO.com

Edhe Sot Hetim Special për Azem Sylën

Ish-deputeti i PDK-së Azem Syla është parë edhe sot bashkë me avokatin Tomë Gashi duke hyrë në Pallat të Drejtësisë, ku po zhvillohen seancat e mundësisë së veçantë hetuese ndaj tij dhe 51 personave tjerë.

Këto seanca janë të mbyllura, ndërsa në to deri tash kanë thënë fjalët e tyre edhe dëshmitarë të mbrojtur.

Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese, një panel prej 3 hetuesish mund të marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndodhë të mos jenë të pranishëm në procesin e mundshëm gjyqësor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore.

Një seancë e tillë u zhvillua edhe pardje.

Megjithatë gjatë verës këto seanca disa herë u shtynë pasi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit që po i organizon ato, mbeti pa mandat, derisa iu vazhdua deri në qershor 2018.

http://kallxo.com/shtyhen-seancat-speciale-ndaj-azem-syles/

Në njërën nga këto seanca, salla më e madhe e Pallatit të Drejtësisë nuk i zuri të gjithë të dyshuarit, avokatët e tyre dhe trupin gjykues, ndërsa atëherë u diskutua mundësia që seancat ose të mbahen në sallën e Ministrisë së Drejtësisë, ose të gjithë të akuzuarit të mos marrin pjesë në seancat speciale.

http://kallxo.com/edhe-sot-e-mbyllur-seanca-e-azem-syles/

ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, Ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë Nuhi Uka dhe 50 persona tjerë dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq u arrestuan në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në aksionin e prillit u kërkua në shtëpi, por nuk u gjet edhe Azem Syla, i cili u dorëzua në polici dy ditë më vonë.

Nga atëherë e deri më 25 gusht Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha qëndruan në paraburgim.

http://kallxo.com/azem-syla-lirohet-nga-paraburgimi/