Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

E përsërit Thaçi: Lugina t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

Ai megjithatë ka thënë se nuk mund të ketë ndarje të shtetit dhe shkëmbim territoresh.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake neës”, shkroi ai në Facebook.

Opozita thërret ‘të ndalet Thaçi’ në synimin për korrigjim të kufijve