Sa mërgimtarë erdhën në Kosovë dy ditë para zgjedhjeve?

Më 6 tetor, Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme për legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës.

Numri i atyre me të drejtë vote duke përfshirë edhe diasporën, kapi shifrën e 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Sipas KQZ-së, 818 mijë e 2 kanë kryer obligimet qytetarë për të dalë e për të votuar.

Diaspora, ani pse mundësinë e votës e kanë pasur edhe përmes postës dhe në formë elektronike, ata kanë shfrytëzuar pushimet e tyre për të ardhur në Kosovë dhe për të votuar.

KALLXO.com, ka kërkuar statistika nga ana e Policisë së Kosovës si dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për të shikuar numrin e personave që kanë ardhur në Kosovë dy ditë para procesit të zgjedhjeve.

Policia në statistikat që i ka dërguar KALLXO.com ka thënë se më datë 3 tetor numri i personave që kanë hyrë në Kosovë përmes kufijve është 18 mijë e 197, ndërsa janë kontrolluar 7 mijë e 20 vetura e 277 autobusë.

Një ditë më pas, më saktësisht më 4 tetor, ditë e premte, në regjistrat e policisë kufitare janë regjistruar gjithsej 19 mijë e 752 persona të cilët kanë hyrë në Kosovë, janë kontrolluar 7531 vetura dhe 267 autobusë.

Në lidhje me statistikat e kërkuara nga ANP “Adem Jashari” për personat që kanë ardhur në Kosovë në periudhën e njëjtë me ato më lartë, KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje.

Rreth 42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhje

Ju kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit u mbajtën pas dorëheqjes së ish- kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij në korrik të këtij viti.

Gjatë ditës së diele, 30 ekipe të KALLXO.com kanë monitoruar procesin e votimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Të gjitha lajmet për mbulimin e KALLXO.com të procesit të zgjedhjeve mund t’i lexoni në këtë link.