Urologu Lutfi Dervishi - Foto: KALLXO.com
E Mbyllur Seanca ndaj Lutfi Dervishit
Seanca ndaj Lutfi Dervishit, të arrestuarit të djeshëm në lidhje me Rastin “Medikus” është mbyllur për medie.
Mbylljen e seancës e ka bërë gjyqtarja e EULEX-it Maria Tuma.
Pas mbylljes së seancës, nuk është e qartë se çfarë mase sigurie ka kërkuar për Dervishin prokurori Charles Hardaway.
Urologu Lutfi Dervishi u arrestua dje, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus”, edhe pse dënimet e themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga apeli.
http://kallxo.com/supremja-kthen-ne-piken-zero-rastin-medikus/
Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.
Kohëve të fundit janë mbyllur për publikun disa nga seancat e rëndësishme që po zhvillohen në Kosovë.
Seancat ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Salih Mekajt dhe të tjerëve të përfshirë në këtë proces gjyqësor u mbyllën nga gjyqtari Shasivar Hoti më 20 tetor, me arsyetimin e mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë.
http://kallxo.com/vazhdon-mbyllur-gjykimi-salih-mekajt/
Edhe një seancë e rastit “Stenta” ku të akuzuar janë 64 punonjës shëndetësorë u mbyll më 30 nëntor me arsyetimin se nuk ka vend për mediet në sallën ku zhvillohej gjykimi.
http://kallxo.com/vetem-1-minute-pamje-nga-gjykimi-ne-rastin-stenta/