Foto: Ilustrim

E Godet Viktimën me Sëpatë se i Preu Malin

 

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për sulm me sëpatë ndaj viktimës të cilës i ka shkaktuar lëndime në kokë.

Sipas Policisë, i dyshuari I.Xh. 54 vjeçar nga Shtimja, dyshohet se e ka goditur me sëpatë viktimën Sh. B. 51 vjeç, nga fshati Lluzhak i Shtimes pas një konflikti verbal në malin e të dyshuarit.

Dyshohet se viktima ka qenë duke prerë dru në malin e të dyshuarit, me ç ‘rast edhe ka ardhur deri te konflikti.

Viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë,  por jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë për të dyshuarin.