Dy të Dehur Kanosin e Fyejnë Familjarët

Në dy raste të ndara, dy të dehur kanë demoluar shtëpitë e tyre, duke frikësuar e kërcënuar familjarët.

Policia në raportin 24 orësh njofton se në Shtërpcë një grua ka raportuar në polici se burri i saj në gjendje të dehur e ka fyer dhe kanosur me vrasje.

Gruaja gjithashtu ka njoftuar policinë se burri i saj edhe ka demoluar shtëpinë.

“Është njoftuar mbrojtësi i viktimave, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Uglar të Graçanicës, kur sipas policisë, një person i dehur ka thyer xhamat e shtëpisë duke frikësuar familjarët.

Këtij të dyshuari me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.