Dy të Arrestuar për Detyrim prej 500.000 Euro

Policia në Gjakovë ka arrestuar deri më tani dy të dyshuar në lidhje me një rast të raportuar detyrimi.

Sipas Policisë, katër persona kanë shkuar dje rreth orës 13:20 në një agjenci turistike dhe nga pronari kanë kërkuar 500,000 euro.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zyrtarja për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj-Beqiraj.

“Me datë 16.01.2017 ne SP. Gjakovë është raportuar një rast Detyrim nga një agjension turistik. Policia menjëherë ka marrë masat e duhura, ka arrestuar deri më tani dy persona të dyshuar dhe po ashtu është konfiskuar përkohësisht një automjet si dhe një armë zjarri”, tha Lirije Podrimaj-Beqiraj.

Ajo shtoi se hetuesit policorë janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.