Dy Raste të Dhunës në Familje

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij fizikisht, ndërsa si pasojë e këtij sulmi, viktimës i është dashur t’i jepet trajtim mjekësor.

I dyshuari për këtë sulm me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë ditës së djeshme është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje. Sipas Policisë, ky rast ka ndodhur në  qytetin e Pejës.

Një person ka sulmuar fizikisht tri anëtaret e familjes së tij, të cilat gjatë sulmit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është dashur edhe tretmani mjekësor.

Sipas raportit ditor të Policisë sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare në mes të sulmuesit dhe viktimave, që në këtë rast ishin nëna dhe dy motrat e tij.

I dyshuari për këtë sulm me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

[interaction id=”56dc107c36e5105a3a62de97″]