Nëntë Policë në Emergjencë

Sipas drejtorit të Qendrës Emergjente Basri Lenjani shumica e të lënduarve janë policë.

11 të lënduar nga protesta e sotme kanë kërkuar ndihmë emergjente. 9 nga ta janë policë, një kamerman i Rrokum TV dhe një protestues,” tha Lenjani.

Lenjani deklaroi se ekipet mjekësore kanë qenë në përbërje e numrë të zakonshëm, ndërsa sipas tij nuk ka pasur nevojë për personel shtesë.

16:57

Ekipet mjekësore sapo kanë sjellë në Qendrën Emergjente edhe një pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Ajo është sjellë duke u mbajtur për krahë nga dy mjekë të ndihmës së shpejtë.

Më herët edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë janë sjellë në këtë qendër.

policia

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së për të marrë trajtim mjekësor.

Ata kanë marrë lëndime gjatë trazirave që pasuan sot protestën e partive opozitare në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani nuk ka pranuar të japë deklaratë për ekipin e KALLXO.com në Qendrën Emergjente duke thënë se një deklaratë ai planifikon ta japë më vonë.

Ndërkohë një lexues i KALLXO.com ka dërguar një fotografi në të cilën shihet një polic i lënduar duke u ndihmuar nga kolegët e tij.

polic09a