Basri Lenjani - Foto: Facebook/ Basri Lenjani
Lenjani: Klinika Emergjente është e mbingarkuar
22.2.2021 - 12:33
Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente ka thënë se kanë ngarkesë të madhe për shkak se aty nuk ka vetëm persona me COVID-19, por edhe raste tjera.
Ai në takimin e Komitetit për Vlerësimin e Situatës me Pandeminë COVID-19, tha se Klinika ka mungesë të shtretërve.
“Situata në Klinikën Emergjente nuk është e mirë për shkak se ka ngarkesë të madhe. Nuk ka vende. E gjitha Kosova nuk është e infektuar me COVID-19. Duhet të kujdesemi edhe për pacientët e tjerë që kanë nevojë. Me 22 shtretër në Klinikë, unë nuk mund të ju jap të gjithëve shërbimet që u duhen të gjithëve, për shkak të mbingarkesës së klinikës”, ka thënë Lenjani.