
Përsëri fillon riorganizimi i Klinikave në QKUK
12.3.2021 - 10:33
Në takim e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 është bërë e ditur që përsëri ka filluar riorganizimi i Klinikave brenda Shërbimit Spitalor për pacientët e mundshëm me COVID-19.
Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, e në këtë takim përfaqësues i ShSKUK ka thënë se tashmë kanë kthyer Klinikën e Sëmundjeve të Brendshme në klinikë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Nga e hëna QKUK ka riorganizuar Klinikën e Sëmundjeve të Brendshme dhe kemi siguruar mjaftueshëm shtretër për qytetarët që mund të kenë nevojë”, ka thënë Lenjani.
Ai po ashtu ka thënë se momentalisht kapacitetet e Shërbimit Spitalor janë në rregull, por që ka rritje të pacientëve.