Basri Lenjani - Foto: Facebook/ Basri Lenjani

Nuk e kalon testin për drejtor të Emergjencës, Basri Lenjani e cilëson rezultatin politik

Nga e hëna e ardhshme, Basri Lenjani nuk do të jetë në krye të Klinikës Emergjente të Kosovës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo për shkak të se ai nuk arriti të kaloj testin me shkrim në konkursin për drejtor të kësaj klinike.

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, thotë se është vlerësuar me rreth 37 pikë në testin me shkrim në konkursin për drejtor në këtë klinik. Për të rezultati i këtij testi është skandaloz dhe i ndërlidhur me politik.

Ai thotë se çdo herë në testet me shkrim ka dal i pari apo i dytë dhe testet e tij kanë qenë të plotësuar me 70 deri 80 për qind, “testi kur të plotësohet 100 për qind janë gjeni”

“Është ndikim politik drejtpërdrejtë. Tash e një vit e gjysmë e kanë nis këtë. Klinikat i menaxhon profesori me tituj shkencor. Në statutin e konkursit duhet të shënohen përvojat menaxheriale, atë nuk e kemi pas në konkurs por vetëm me qenë pesë vite specialistë”, tha ai për KALLXO.com.

Në lidhje me këtë Lenjani, gjithashtu ka reaguar edhe në facebook, përmes së cilës ka njoftuar se do t’i vazhdoj procedurat e ankesës.

“Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit. Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenar për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi”, ka shkruar ai.

Më 20 tetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapur konkurs për drejtor në 12 klinikat e QKUK-së.

ShSKUK hapë konkurs për 12 drejtorë të QKUK-së